Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Numri më shumë se i dyfishuar i veteranëve po i shkakton probleme Qeverisë së Kosovës

Numri më shumë se i dyfishuar i veteranëve, po i shkakton probleme Qeverisë së Kosovës, e cila  është e detyruar t’ i tejkalojë parametrat e buxhetit. Mirëpo zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar në takimet që kanë zhvilluar me kreun e Qeverisë kanë theksuar nevojën e adresimit brenda parametrave të çështjes së pagesave për veteranët. FMN-ja konsideron se numri prej 46 mijë veteranësh është tepër i lartë dhe shkakton probleme buxhetore për Kosovën. Në këtë situatë Qeveria ndodhet para dy opsioneve: të rishikojë numrin e veteranëve ose të ulë pensionin e tyre. Përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta kërkojnë rishikimin e procesit por edhe formimin e një komisioni të ri për një verifikim transparent dhe real. Dyfishimi i numrit erdhi si rezultat i ndikimeve dhe manipulimeve mbi baza partiake, meqë Qeveria Thaçi kishte shpallur “konkurs publik” duke i mundësuar çdo qytetari që të aplikojë për veteran, me qëllim të përvetësimit të votave të tyre për zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …