Nura: Edhe një vlerësim i mirë për Komunën e Skenderajt

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shkruar në lidhje me një të arritur të komunës së Skenderajt: “Një ngjitje e lartë nga vendi i 10-të në vitin 2022, në vendin e 3-të në vitin 2023, për Komunën e Skenderajt në vlerësimin KDI-së përmes Transpometrit Komunal, rezultat rekord i treguesve që përfshinë 48 të tillë në këtë matje të vitit të kaluar, çka po dëshmohet një punë e mirë e qeverisjes sonë dhe një përkushtim i lartë në ofrimin e transparencës, përmes zbatimit të bazës ligjore nga administrata jonë komunale. Në këtë vlerësim, Skenderaj ka rritjen e dytë më të madhe të performancës krahasuar me komunat tjera. Mandati ynë qeverisës po dëshmohet si periudhë e punëve dhe lajmeve të mira, edhe nga vlerësimet e KDI-së, e cila Komunën e Skenderajt e kishte renditur në vendin e parë në “Indeksin e Transparencës Komunale 2022”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …