Fadil Nura zë vendin e Kadri Veselit në Kunendin e Kosovës, sot ai e ka dhënë betimin si deputet

Nura: Veseli në Skenderaj ka 13 mijë e 400 vota

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përmes një postimi në rrjetin social, ka shkruar se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në zgjedhjet e 11 qershorit në këtë komunë ka marrë 13 mijë e 400 vota dhe jo siç kanë raportuar mediet 12 mijë e 710 vota. “Disa media dhe portale kane plasuar të dhënat mbi numrin e votave që ka marrë lideri i PDK-së në Skenderaj, numrit të së cilave u mungojnë shtatë qendra të vendvotimeve (pra të dhënat të mëhershme gjatë kohës së numërimit dhe mbledhjes së të dhënave)! Andaj ju informoj se z. Veseli në Skenderaj ka 13.400 vota e jo 12.710”, ka shkruar Nura.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …