Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, vlerëson se kërkesa e autoriteteve të Kosovës për një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, është vështirë të realizohet tash për tash. Kjo për faktin se, sipas tij, Komanda Evropiane e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane, e njohur me akronimin SOCEUR, në janar të këtij viti ka vendosur për themelimin e një bazë ushtarake në Shqipëri, për të rritur efikasitetin e pranisë së saj. Shtabi i Forcave Operacionale Speciale të SHBA-së në Shqipëri, siç thotë Ibishi, do të jetë një bazë logjistike për koordinimin e veprimit të të gjitha njësive tokësore, ajrore dhe detare, për ndërhyrje të shpejtë në rajon. “Mendoj se vendosja në Shqipëri, e njësive speciale, si bazë logjistike për veprim dhe komponentëve tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të NATO-s, e konsumon këtë kërkesën tonë, për arsye se ka përfshirje rajonale. Nuk është vetëm për Shqipërinë, por është për të gjithë rajonin”, thotë Ibishi. Vendimi i Komandës Evropiane për Operacionet Speciale të Ushtrisë Amerikane për ngritjen e shtabit pararojë të dislokuar në Shqipëri, kishte pasuar tensionimin e raporteve ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë rreth kërcënimeve ruse në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …