leoni

Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, ku kundërshtohet mbajtja e votimeve të Serbisë në Kosovë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se kryeministri,  Albin Kurti, duhet të qartësojë qëndrimin e tij para këtyre zgjedhjeve, duke mos pritur momentin e fundit. Qeveria ende nuk po deklarohet përfundimisht lidhur me këto zgjedhje. Vuçiqi po çon jo vetëm deklarata por edhe kërcënime ndaj autoriteteve të Kosovës se nëse nuk mbahen zgjedhjet do të kenë pasoja. Nuredin Ibishi u shpreh  se qëndrimi i qeverisë duhet të jetë shumë i qartë para se të ndodhin zgjedhjet, ashtu siç ishte për referendum, dhe kjo në bazë të rezolutës së Kuvendit të Kosovës që detyrimisht është shprehur që nuk ka zgjedhje, qoftë referendum apo zgjedhje të Serbisë në Kosovë”, shton ai.  Qeveria e Kosovës vazhdimisht është zotuar se do të respektojë Kushtetutën e vendit për mënyrën se si do të mund të votojnë qytetarët me shtetësi serbe në Kosovë në zgjedhjet që i organizon Serbia. Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …