Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Ministri Sveçla nuk ka autorizime ekzekutive ose urdhërdhënëse ndaj policisë

Njohës i sigurisë dhe ish eprori i UÇK-së, Nuredin Ibishi u shpreh se  ka qenë i panevojshëm  përdorimi i forcës së policisë kundër Faik Fazliut, veteranit të UÇK-së, i cili është arrestuar ditë më parë pas një fjalosjeje që e ka pasur me disa zyrtarë të policisë. “Ka qenë detyra e policisë dhe e inspektorëve që të bëjnë kontrollin e mbylljes së lokaleve në kohën e caktuar. Gjatë kryerjes së detyrës, duket se ka pasë konflikt”. “Zyrtari policor ka të drejtë të përdorë forcën fizike në rast kur është e nevojshme, por mendoj që në këtë rast nuk ka qenë e nevojshme sepse ajo shkon në baza reciproke, nëse ai sulmohet atëherë duhet të reagojë. Veprimi i zyrtarëve policorë është i lidhur me përgjegjësitë e zinxhirit komandues – autoritetit brenda policisë. Ministri Sveçla nuk ka autorizime ekzekutive ose urdhërdhënëse ndaj policisë. Ka qenë më shumë deklaratë politike e tij”, ka sqaruar njohës i sigurisë dhe ish eprori i UÇK-së, Nuredin Ibishi.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …