Dëshmitari Nuredin Ibishi, gjatë paraqitjes së tij, para trupit gjykues, në Hagë tha se sa ka njohuri, nuk ka pasur interferime nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së për emërimin e Latif Gashit si shef i Zbulim-Kundërzbulimit në Zonën Operative të Llapit. Edhe pse kjo nuk ka qenë kompetencë e imja nga pozita që kam ushtruar, por sa kam njohuri kjo nuk ka pas lidhje pra sa kam njohuri të përgjithshme që kjo është caktu në kuadër të Zonës dhe nuk ka pas interferim me Shtabin e Përgjithshëm. Lidhur me rolin e sektorit të ZKZ-së dhe atë se a ka bashkëpunuar me mbrojtjen civile, ai tha se Policia Ushtarake ka pasur bashkëpunim me mbrojtjen civile. Policia Ushtarake që ka qenë në kuadër të brigadave por edhe në kuadër të Zonës Operative të Llapit edhe ata kanë pas bashkëpunim të vazhdushem me mbrojtjen civile. Dëshmitari u pyet se Adem Demaçi a iu kishte dhënë ndonjë urdhër që të sulmonin ose të mos e bënin një gjë të tillë apo çështje të tjera që ndërlidhen me luftën. Jo, përkrahja ka qenë më tepër morale, të them kështu mbështetëse edhe në bazë të autoritetit të tij. Çdo herë na thërriste në qëndrueshmëri dhe moral të lartë me qëllim që të jemi të qëndrueshëm deri në fund të luftës tonë të drejtë për çlirimin e Kosovës, tha dëshmitari, Nuredin Ibishi
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …