Lushtaku: Prokurori Blakaj mund të jetë kërcënuar nga pjesëtarët e brigadës së ashtuquajtur “Hasan Prishtina”

Nuredin Lushtaku, në fjalën e tij para gjykatës ka thënë se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes

Ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, i dyshuar për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj, në fjalën e tij para gjykatës ka thënë se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes se tij. “Rrethanat e këtij rasti konsideroj se janë të montuara kundër meje dhe familjes time”, tha Lushtaku, Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të plagosur, njëri nga arma e zjarrit e tjetri i lënduar nga mjetet e forta, si pasojë e një përleshje që ka ndodhur të shtunën në Skenderaj, ku dyshohet se i përfshirë ka qenë ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe disa nga familjarët e tij. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh kishte njoftuar se janë intervistuar katër të dyshuar dhe se deri te incidenti kishte ardhur për shkak të shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik. Nuredin Lushtakut, i dyshuar për përfshirjen në incidentin ku u plagosën dy policë, iu ka  caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Gjykata Themelore në Mitrovicë, u ka caktuar paraburgim edhe dy familjarë të tjerë të Lushtakut, F.L., dhe A.L.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …