Duke komentuar zërat mbi mundësinë e izolimit të serishëm të vendit në rast se ka shtim të madh të rasteve të reja të infektuar nga virusi korona, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka thënë se mënyra më e mirë për ta parandaluar mbylljen për shkak të pandemisë është vaksinimi. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka thënë se ka rritje të numrit të rasteve me Covid dhe duhet të përcjellim këtë trend të rritjes edhe në ditët në vijim për me pas mundësi me konstatuar që e kemi edhe variantin Delta i cili po përhapet me shpejtësi të madhe edhe pse si sëmundje është në formë pak më të lehtë. Nuk mund të flitet për mbyllje ose mos mbyllje. Por nuk mendoj se do të ketë rritje të dukshëm të numrit i cili do të vije deri te mbyllja e sërishme e cila kishte me qenë fatale për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Këtë po bazoj në numrin e të vaksinuarve dhe mundësinë e vaksinimeve masive. Zgjidhje tjetër nuk ka përveç vaksinimit. Nëse arrijmë në 60% deri në fund të vitit që ti vaksinojmë në tersi popullatën, atëherë mund të themi që kemi arritur sukses në marrjen e masave kundër Covid.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …