Nusret Pllana: Aleksandar Vuçiq në mënyrë indirekte e ka pranuar se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

Nusret Pllana: Aleksandar Vuçiq në mënyrë indirekte e ka pranuar se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

Libri “Terrori i okupatorit serb mbi shqiptarët 1844-1999” i autorit Nusret Pllana, është më i komentuari nga autoritetet serbe. Ky libër është përmendur edhe nga kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq. E autori Nusret Pllana, tregoi arsyet se pse ky libër përflitet aq shumë nga autoritetet atje. Pllana thotë se Vuçiq në mënyrë indirekte ka pranuar botërisht se Serbia ka kryer gjenocid. “Aleksandar Vuçiqi, për herë të tretë e përmend këtë libër. E thotë në njëfarë mënyre për t’u larë pak para atyre kriminelëve të tij që ky libër tashmë është thjeshtë është i padiskutueshëm sepse kur Biblioteka Botërore e Kongresit në Amerikë nuk ka mundur ta kontestojë as një pikë e asnjë presje, ai në njëfar forme e ka pranuar botërisht që ne kemi kryer gjenocid edhe pse nuk thotë publikisht”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …