Në Viti të martën me moton “Lufto me Guxim” organizohet aktivitet vetëdijësues në kuadër të ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit të gjrit

Komuna e Vitisë nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Sokol Haliti në kordinim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” në Viti, të martën me 22 tetor 2024 organizojnë aktivitet vetëdijësues në kuadër të muajit ROZË, muaji i ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit të gjrit me moton: “Lufto me Guxim”. Me këtë rast ftohen qytetarët e moshave të ndryshme që të bëhen pjesë aktive e këtij aktiviteti që fillon në ora 14 (e martë 22.10.2024) në Shtëpin e Kultursë “Gursel e Bajram Sylejmani”.

Agjenda e Aktivitetit:

Hapja e aktivitetit nga Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili.

Fjala mbështetëse e kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Sfidat e të mbijetuareve nga kanceri i gjirit.

Ligjeratë nga Dr. Nazmi Kolgeci, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në Prishtinë

Mbështetja për gratë – Donjeta Asllani nga Poliklinika Avicena Ks dhe në fund të aktivitetit është paraparë të jepet shfaqja Teatrale “Fustani ROZË”

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …