Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim rreth 100 nxënës të shkollave të mesme dhe mësimdhënës nga Kosova Lindore me të cilët ka bashkëbiseduar për shkollimin, sukseset dhe sfidat me të cilat përballen ata. Ai e ka vlerësuar lart organizimin e këtij takimi dhe mundësinë që iu është dhënë atyre për ta parë nga afër Kosovën dhe institucionet e saj. Kryeministri Haradinaj shtpoi më tutje se Qeveria e Kosovës do të kujdeset për mirëqenien ekonomike, për të drejtat njerëzore, qytetare dhe kombëtare, si dhe për nevojat e përgjithshme të njerëzve tanë atje, në të njëjtën kohë për nxënësit dhe për shkollat në vendbanimet ku jetojnë ata. Kryetari i organizatës “Shpresa”, Nevzad Luftiu, e cila vepron në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, i dhuroi kryeministrit Haradinaj një album me bukuritë e kësaj ane, duke thënë se ndjehet i emocionuar pasi takohet me një kryeministër dhe një çlirimtar.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …