Nxënës e ShFMU ,,Lidhja e Prizrenit” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, vizituan Stacionin e Policisë në Deçan

Nxënës të klasës së I-1- nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Lidhja e Prizrenit”, me mësuesen Kimete Berisha, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershori, vizituan Stacionin e Policisë në Deçan. Këta fëmijë u priten nga Komandanti Toger Faik Jahëmurataj dhe zyrtari policor Adem Çekaj, ku me nxënësit zhvilluan një bashkëbisedim duke i njoftuan për rëndësinë e Policëve, për sigurinë e tyre etj. Edhe Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj dhe Drejtori i Shkolla Fillore të Mesme të Ulët ,,Lidhja e Prizrenit” Qazim Maloku, falënderuan Policin e Kosovës për bashkëpunimin në vazhdimësi në ruajtjen dhe sigurinë e fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve.

Fotografia e Komuna e Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …