Drejtori i arsimit në qytetin e Dortmundit ne gjermani dhe dy drejtor tjerë po nga ky qytet te përcjell nga nxënës shqiptar dhe të huaji, kanë vizituar komunën e Junikut.
Ata fillimisht kanë vizituar komunën e Junikut ku janë pritur nga Kryetari i Komunës Agron Kuçi dhe stafi i tij, pastaj kanë bërë vizita në shkollën fillore “Edmond Hoxha”, ku janë pritur nga drejtori i shkollës Qaush Krasniqi dhe mësimdhënës nga kjo shkollë, pastaj janë shërbyer me një dreke tradicionale e përgatitur enkas për ta. Kanë vizituar edhe qendrën rajonale të turizmit dhe monumente tjera me vlerë që gjenden në këtë komune.