Nxënës të shkollave fillore vizituan kryetarin Vehapi

Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Idriz Vehapi ka pritur në takim nxënësit e katër shkollave fillore të Rahovecit, të cilët kanë marrë pjesë në një kurs për avancimin e gjuhës angleze në qytetin e Sauth  Devon në Angli, ku për një javë kanë ndjekur kursin në gjuhën angleze dhe kanë vizituar disa qytete dhe fshatrat në pjesën e Devonit verior.

Nxënësit e njoftuan kryetarin me qëllimin e kësaj vizite, ku sipas tyre qëllimi i vizitës ka qenë avancimi i gjuhës angleze përmes një kursi intensiv me mësimdhënës Anglez, i cili ka zgjatur një javë. Në kuadër te kursit të  mësimit intensiv kanë  qenë edhe vizita të ndryshme  qyteteve dhe fshatrave në pjesën e Devonit verior. Qytetet të cilat janë vizituar nga nxënësit janë Barnstaple, Infracoombe, Woolacombe, Toorbay, fshatrat Lynton dhe Lynmuth dhe fshati i peshkatarëve  Clovelly. Po ashtu nxënësit kanë vizituar edhe oqeanin atlantik,  muzeun e qytetit ne Barnstaple dhe muzeun e fshatit Clovelly.

Kryetari Vehapi, i përgëzoi për vizitën e bërë në qytetin Sauth Devon të Anglisë dhe i premtoi se edhe në të ardhmen, Komuna do të i ndihmoj me mjete financiare për vizita të ngjashme apo edhe të tjera të cilat janë në interes të nxënëseve.

Në kursin i cili është ndjekur në qytetin Sauth Devon, kanë marrë pjesë 22 nxënës të moshave 13 dhe 14 vjeç të  katër shkollave fillore si ShFMU“Bekim Sylka”, “Isa Boletini”, “7 Shtatori” dhe  “Ardhmeria”, në qytetin e Rahovecit.

Për realizimin e vizitës së nxënëseve në Angli, ka ndihmuar edhe Komuna e Rahovecit e cila ka ndarë mjete financiare për realizimin e kësaj vizite.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …