Nxënësit e fshatit Greme, do të bëhen me tabela digjitale dhe kabinet të informatikës

Shkolla fillore e mesme e ulët “Jeta e Re” në Greme në Komunën e Ferizajt, do të bëhet me tabela digjitale dhe kabinet të informatikës. Kështu u vendos sonte në mënyrë unanime nga vet banorët e këtij lokaliteti. Në hapjen e procesit të votimit për projektet të cilat i propozuan ditë më parë, banorët e këtij fshati ka marrë pjesë drejtorja e financave Sebahate Ajeti- Sadiku. Ajo ka thënë se ky projekt kap shumën 40 mijë euro dhe do të realizohet vitin e ardhshëm. Ky projekt është bërë nga Komuna e Ferizajt, përmes projektit “Kontrata Sociale” në bashkëpunim me USAID-in Amerikan në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje për vitin 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …