Sot nxënësit e rajonit të Gjakovës dhe Prizrenit do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të maturës. Pjesa e parë e këtij testi përbehet nga pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze. MASHT ka paralajmëruar masa ndëshkimi për të gjithë maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar ose shkelur rregulloren. Vetëm gjatë ditës së djeshme në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit për shkak të posedimit dhe përdorimit të telefonave dhe mospërfilljes së rregullave tjera të këtij procesi, janë përjashtuar nga procesi 53 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat të testimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …