Nxënësit e SH.M.L.T “ Arkitekt Sinani” nga Mitrovica fituan vendin e dyte nga Qendra Socilae-Edukative “Don Bosko”

Në ditën e shkencës organizuar nga qendra Sociale – Edukative “Don Bosko” të Prishtinës për shkolla të mesme të Kosovës që është  mbajtur me 29 Prill 2016 në Prishtinë, nxënesit Qendrim Ahmeti, Arianit Bylykbashi, Xhafer Hajdari dhe Fidan Ymeri nga shkolla SHMLT “Arkitekt Sinani” nga Mitrovica u klasifikuan fillimisht në finale dhe  arritën të rrëmbejnë vendin e dyte në Kosovë nën udhëheqjen e profesoreshës Sadije Melenica.

Nxënësit e talentuar të SH.M.LT “Arkitekt Sinani” nga Mitrovica kanë prezantuar projektin e titulluar “ Krijimi i imazh serverit dhe klonimi i një desku në një disk më të vogël duke përdorur clonezilla live”  të cilët  patën një paraqitje shumë të suksesshme në një konkurrencë të madhe me një pjesëmarrje në nivel të shkollave të mesme të Kosovës.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, Pajazit Hajzeri, ka përgëzuar nxënësit e kësaj shkolle për rezultatin e treguar dhe idesë së tyre brilante ne realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

Drejtori Hajzeri shfrytëzoi rastin të falënderoi edhe mësimdhënësit e shkollës “Arkitekt Sinani” për punën dhe përkushtimin e tyre në ngritjen e cilësisë tek nxënësit ndërsa nga një dhuratë modeste ju dhurua nxënëseve fitues të këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …