leoni

Nxënësit e SHFMU “Gjergj Kastrioti” nga fshati Llazicë vizituan institucionet komunale të Malishevës

Nxënësit e SHFMU “Gjergj Kastrioti” nga Llazica e komunës së Malishevës, në kuadër të realizimit të planprogramit të tyre shkollor, kanë vizituar disa nga institucionet, si komunën, muzeun dhe të tjera. Nxënësit janë pritur nga kryesuesi i kuvendit, Argjend Thaçi, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi. Thaçi e Krasmiqi, i kanë njoftuar nxënësit e kësaj shkolle, me punën që bëhet në Kuvendin e  Komunës dhe në drejtorinë për Arsim dhe Edukim, e më pas, ata janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara nga nxënësit. Paraprakisht, nxënësit  e kanë vizituar muzeun e qytetit “Jahir Mazreku” në Malishevë dhe janë njoftuar për rëndësinë që ka muzeu, artefaktet që ruhen në këtë muze që janë pjesë e trashëgimisë sonë. Pyetjeve dhe interesimit të nxënësve, për rolin dhe rëndësinë e muzeut, ju është përgjigjur zyrtari Zymer Zogaj, ata vizituan edhe bibliotekën e qytetit.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …