NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE TË MESME TË ULËT “EDMOND HOXHA” ME OBJEKT TË RI SHKOLLOR

Në Junik u vu gurthemeli i objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Edmond Hoxha”. Objekti është hartuar bazuar në kërkesat dhe nevojat e nxënësve me qëllim të zhvillimit efikas të procesit mësimor. Ky projekt infrastrukturor i arsimit fillor është i një rëndësie të veçantë për nxënësit dhe mësimdhënësit në procesin e ngritjes së cilësisë në mësimnxënje dhe mesimdhënie. Nxënësit e Shkollës Fillore të Ulët dhe të Mesme, ” Edmond Hoxha”, me sukseset që kanë treguar në nivel lokal, nacional e ndërkombëtar meritojnë kushte dhe përkrahje të vazhdueshme dhe që suksesi i tyre shpërblen angazhimin dhe këmbëngulësin tonë në jetësimin e këtij projekti për t’iu ofruar kushte dhe infrastrukturë të mire për zhvillim të mirë të procesit mësimor, avancim në shkenca e afirmim në art e kulturë. Projekti: “Ndërtimi i shkollës fillore të mesme të ulët Edmond Hoxha” financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …