Nxënësit nga komuna e Vitisë po marrin pjesë në Olimpiadën e gjuhës shqipe në nivel shteti. Komuna e Vitisë po përfaqësohet nga 18 nxënës të talentuar, të cilët kanë punuar me përkushtim për këtë garë. Kjo olimpiadë është parë si një mundësi e shkëlqyer për të testuar njohuritë dhe aftësitë e tyre gjuhësore, duke promovuar gjuhën shqipe.