Me ftesë të kryetarit, Bujar Nishani, një grup nxënësish e mësimdhënësish nga shkollat e mesme të Plavës, Gucisë, Rozhajës, Tuzit, Ulqinit dhe Tivarit kanë vizituar qytetet Shkodër, Durrës, Berat, Tiranë dhe Krujë. Me këtë rast, kryetari Nishani priti nxënësit shqiptarë dhe bashkëbisedoi me ta në mjediset e Presidencës.
