Nxënësit vitias të shkollave profesionale së shpejti mund të ndjekin punën praktike me pagesë në bizneset vitias

Nën organizimin e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve (ZIMB) në bashkëpunim me Shoqatën e Biznesit të Komunës së Vitisë dhe të mbështetur nga HELVETAS Swiss Intercooperation, përmes projektit Rritje e Punësimit për të Rinjtë (EYE) dhe Aftësitë për Punësim Rural (APR) në Viti, është mbajtur një takim mes strukturave komunale, në krye me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorë të drejtorive të ndryshme, drejtorët e shkollave profesionale të kësaj komune si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme të cilët operojnë në Viti. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të projektit EYE dhe APR si dhe të ZIMB-së. Përndryshe qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i modelit të punës praktike të nxënëseve vitias nga shkollat profesionale në komunën e Vitisë në bizneset vitiase. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna e Vitisë, përmes partnereve të saj po bënë çmos që të rinjtë vitias të jenë të përgatitur për tregun e punës. Ai tha se kjo komunë gjithashtu po punon edhe në krijimin e kushteve për bizneset vitias në bashkëpunim me nivelin qendror duke përmendur Zonën Ekonomike e cila është në ndërtim e sipër. Megjithatë ai shtoj se përmes këtij projekti të rinjtë vitias nga shkollat profesionale do të kenë mundësinë e ndjekjes së praktikës në bizneset vitiase dhe për këtë ai falënderoj të gjithë ata që po bashkëpunojnë me Komunën e Vitisë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …