Pas rreth 14 orëve kanë arritur të nxirren trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga Miniera e Artanës. Lajmin e ka konfirmuar, Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës”. “Ekipet e angazhuara kanë arritur rreth orës 00:20 të nxjerrin trupat e e pajetë të punëtorëve të të minierës. Pas përfundimi të aksionit trupat janë dërguar në obduksion. Të gjithë të pranishmit që ishin tubuar, tanimë janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre”, ka deklaruar Vrajolli.
