leoni

NYO: FBI mbronte agjendat e UDB-së që kryenin eliminime të emigrantëve kroatë

E përjavshmja amerikane ‘New York Observer’ ka sjellë fakte tronditëse sesi FBI kishte marrë në mbrojtje agjentët e UDB-së që vepronin në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë artikull hidhet dritë mbi veprimet e agjentëve të Beogradit, të cilët në vitet shtatëdhjetë kryenin eliminime të emigrantëve kroatë që kundërshtonin regjimin e Titos. E përjavshmja amerikane sjell rastin e shpërthimit në një aeroport, në të cilin u vranë 11 persona dhe 75 të tjerë u patën plagosur. Sipas kësaj gazetë, mjeti shpërthyes ishte vendosur nga një agjent sekret i UDB-së, me qëllim të likuidimit të emigrantëve ustashë. Përfshirjen e agjentëve të UDB-së në gjakderdhje, sipas gazetës amerikane, me sukses i ka heshtur FBI-ja, e cila dinte që në fillim për inflintrimet e tilla në radhët e kundërshtarëve të regjimit komunist. Nën mbrojtjen e FBI-së, UDB-a kishte mundësi të likuidojë të gjitha emigrantët nga Jugosllavia që luftuan kundër regjimit të Titos.


 


8. 1. 2016    8.00


 


Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka zhviluar takime me strukturat e partisë për të parë nga afër përgaditjet që po bëhen për protestën e së shtunës. Nëpërmjet një postimi në facebook ai ka njoftuar se në kuadër të përgaditjeve që po bëhen përpara mbajtjes së protestës gjithëpopullore për rrëzimin e Qeverisë ka takuar strukturat e AAK-së si dhe të opozitës në qytetin e Pejës dhe Deçanit. Policia e Kosovës njofton se ka bërë përgaditjet e duhura për mbarëvajtjen e protestës së radhës.


 


Zëvendës-komandanti i Komandës së Forcave Tokësore  Gjeneral Brigade, Gëzim Hazrolli priti  dje në vizitë ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Kivilcim Kiliç. Gjatë kësaj vizite Gjeneral Hazrolli  e falënderoj ambasadoren Kiliç për mbështetjen që Republika e Turqisë po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, përmes shkollimit të kadetëve dhe  trajnimeve të ndryshme që realizohen në Turqi si dhe të atyre që  mundësohen në   Kosovë përmes ekipeve mobile të instruktorëve. Me këtë rast  Gjenerali e njoftoi ambasadoren me zhvillimet dhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së,  si dhe diskutuan për thellimin e mëtejmë  të këtij  bashkëpunimi të shumë anshëm,   në fushën e shkollimit, ushtrimeve dhe trajnimeve të ndryshme. Ambasadorja e Republikës se Turqisë në Kosovë znj. Kivilcim Kiliç falënderoi Gjeneral Hazrollin për pritjen, duke shprehur gatishmërinë  e vendit të saj për thellimin e  këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Në takim morën pjesë edhe Rreshter majori i Komandës së Forcave Tokësore  Fetah Zejnullahu, atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë  nënkolonel Necdet Ozdemir si dhe  Kolonel Omer Turgut.


 


Etja e pakufizuar për pushtet dhe dëshira e pangopur për pasuri janë karakteristikat më tipike të forcave që po e qeverisin aktualisht Kosovën, thuhet në një kumtesë të Vetëvendosjes. Për të mirëmbajtur sistemin e tyre klientelist, partitë në pushtet, pra PDK e LDK kontrollojnë përmes bordeve të gjitha ndërmarrjet publike, autoritetet që me ligj janë të pavarura dhe institucionet kushtetuese. Po ashtu, përmes kontrollit të bordeve këto parti sigurojnë edhe zhvatjen që ia bëjnë ekonomisë sonë. Në një llogari të thjeshtë, vetëm në bordet e KOSTT, Aeroportit të Gjakovës, Ibër-Lepencit, Infrakos-it, PTK-së, Trainkos-it, AKP-së, ARKEP-it dhe ZRRE-së janë plot 34 individë të cilët kanë lidhje të ngushta me partitë në pushtet si edhe me persona të caktuar të qeverisë. Kjo lidhje nuk është për ide e projekte, por për favore e për tendera. Këta persona, emrat e të cilëve ne sot po i publikojmë, janë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin urdhërues që varet prej Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.  Me këtë shtrirje të korrupsionit, me këtë kapje të të gjitha enteve e ndërmarrjeve, e institucioneve asnjëherë nuk do të mund të kemi një shtet të së drejtës, apo një shtet zhvillimor.


  


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkon mobilizim të përgjithshëm për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet që shkaktuan dëme në disa komuna të vendit. Ai ka biseduar me Naim Ismajlin, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetar i komunës së Shtimes. Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë komuna të vendit. Duhet mobilizim i shumanshëm institucional që të ndihmohen qytetarët. Kuvendi i Republikës së Kosovës është i gatshëm të ofrojë bashkëpunimin e tij në këtë drejtim, ka shkruar në adresën e tij elektronike.


 


Protestat e opozitës kundër krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe  dhe demarkacionit me Malin e Zi, zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi i quan përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë. Ka një kohë të gjatë që partitë opozitare janë verbuar nga mosdurimi për ta marrë pushtetin me dhunë. Ai ka shkruar më tutje se Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendimin e saj për Asociacionin e Komunave Serbe por liderët e opozitës vendimin e Gjykatës Kushtetuese e lexojnë ndryshe, sepse lexojnë me sy dhe mendje të verbuar nga dëshira për pushtet. Por, populli i Kosovës nuk është i verbuar. Jetojmë në liri dhe demokraci ku secili ka mundësi të lexojë, mendojë dhe veprojë i lirë dhe pa imponim. Sa më të mëdha të jenë përpjekjet e partive opozitare që nëpërmjet kërcënimit, dhunës, shantazhit dhe anarkisë ta marrin pushtetin aq më e fuqishme do të jetë përgjigjja e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore në mbrojtje të shtetit dhe demokracisë tonë moderne, ka shkruar në mes tjerash në adresën e tij elektronike, zëvendës kryeministri, Hashim Thaçi.


  


Policia e Kosovës njofton se ka bërë përgaditjet e duhura për mbarëvajtjen e protestës së radhës së paralajmëruar nga partitë opozitare. Tani më janë bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme duke hartuar plane konkrete operative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës më 9 janar. Ekspertët e fushës së sigurisë kanë shfaqur shqetësimin e tyre mbi mundësinë e keqpërdorimin e protestës nga një palë e tretë nëse i lejohet hapësirë për veprim qëllim keq.


 


Së paku 65 vetë janë vrarë dhe afro 100 të tjerë janë plagosur sot nga një sulm me kamion – bombë, në një qendër stërvitore të policisë në qytetin Zilten, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Libisë, Ammar Mohammed Ammar. Ky ishte njëri nga sulmet më vdekjeprurëse që e ka goditur këtë vend të përfshirë nga konflikti. Kamioni ka eksploduar në këtë qendër derisa qindra rekrutë ishin mbledhur aty, ka thënë prefekti i qytetit Zilten, Miftah Lahmadi. Edhe pse askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por konsiderohet se ai është kryer nga lojalistët e grupit ekstremist, Shteti Islamik. Prej kryengritjes së vitit 2011, kur u përmbys diktatori, Muamar Gadafi, Libia është në kaos, meqë grupet e ndryshme të armatosura luftojnë për territore dhe kontroll të naftës.


 


Kryepeshkopi Kishës Ortodokse Ruse ka mbështetur dhe ka bekuar fushatën bombarduese të Rusisë në Siri,  Patriarku Kirill ka bekuar sulmet ushtarake ruse në Siri, duke thënë se ato janë të nevojshme për të mbrojtur Rusinë nga terrorizmi. Ai ka thënë se nëse grupet terroriste lejohen të fitojnë pushtet në Siri, ato do sjellin mjerim dhe ankth për popullin rus edhe pse Sira dhe Rusia as kufizohen as kanë racë kombe e besim të njëjtë. Moska ka nisur sulmet ajrore në Siri në fund të shtatorit, kundër popullatës shumicë të Sirisë, në mbrojtje të alavitit.  Bashar al-Assad. Kundërshtarët e Assadit,  akuzojnë Moskën për bombardimin e caqeve të opozitës së moderuar siriane dhe për shkaktimin e viktimave civile.


 


 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kritikon VMRO-DPMNE-në, për vendimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur kritika të ashpra ndaj VMRO-DPMNE-së, …