“NZZ am Sonntag” ka raportuar se Zvicra po ndërmjetëson në mënyrë sekrete në bisedime midis Kosovës dhe Serbisë

Gazeta zvicerane “NZZ am Sonntag” ka raportuar se Zvicra po ndërmjetëson në mënyrë sekrete në prapaskenë, në bisedime midis Kosovës dhe Serbisë. Ky medium njofton gjithashtu se me anë të këtyre bisedimeve, Zvicra po bënë përpjekje që ta parandalojë konfliktin që mund të nis mes të dy vendeve, konflikt i cili do të përshkallëzohet më tej pas tensioneve të fundit në veri që nisën me dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor. Sipas kësaj mediumi, në mes të muajit nëntor, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) i Zvicrës ka pritur në takim përfaqësues tëKosovës dhe të Serbisë në Zvicër. Zëdhënësja e FDFA-së, Elisa Raggi është cituar të ketë thënë s enjë takim i tillë ka ndodhur një javë pas tërheqjes së serbëve nga institucionet kosovare por për arsye konfidencialiteti, FDFA nuk dëshiron të thotë saktësisht se ku janë zhvilluar bisedimet. “Ky diskutim larg syrit të publikut është i rëndësishëm në mënyrë që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të shkëmbejnë rregullisht pikëpamjet për çështjet politike dhe të ndërtojnë besim. Kjo lejon kontakte të drejtpërdrejta diskrete, për shembull, për të parandaluar shpërthimin e dhunës”, thotë FDFA për NZZ. Përveç kësaj, idetë mund të testohen, të cilat më pas do të përfshihen në negociatat zyrtare, shkruan mes tjerash mediumi zviceran, “NZZ am Sonntag”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …