Me qëllim për t’i fuqizuar dhe për t’i pavarësuar bordet e agjencive të pavarura të Kosovës u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes Kuvendit, ambasadës së BE-së dhe Qeverisë. Përfaqësuesit e këtyre tri institucioneve, ambasadori O’Connell, kryeministri Mustafa dhe krye parlamentari Veseli, u zotuan se tash e tutje do të hapin një kapitull të ri në procesin e punësimit. Ambasadori O’Connell tha se punësimi i drejtë në Kosovë është problem dhe se kanë dëgjuar edhe për përgjimet. “Tani bota e ka kuptuar se Kosova mund të arrijë shumë si puna e Majlindës. Kryeministri më pat fol për nepotizmin dhe aty mendova të bëjë më shumë për këtë andaj propozova këtë ide bashkëpunimi. Punësimi i drejtë në Kosovë është problem. Shpresoj që kjo marrëveshje të hap një kapitull të ri në procesin e zënies me punë ka nënvizuar, ambasadori O’Connell. Kryeministri Mustafa tha me këtë rast se duhet të bëjnë më të mirën, duke vlerësuar anën profesionale për njerëzit, që siç thotë ai do të drejtojnë këto borde. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pranoi se nepotizmi dhe zënia me punë janë një realitet që kanë mbizotëruar që 16 vjet.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …