Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë vizituar kompaninë e langjeve “Laberion”, shqetësimi i së cilës është përballja me probleme të shumta dhe mos përkrahja nga ana e shtetit, sidomos ngarkesa që u bëhet me akcizë. OAK në kuadër të takimeve me prodhuesit vendor, ka qëndruar në kompaninë “Laberion”, e cila konsiderohet si kompani prodhuese e pijeve me cilësi të lartë. OAK gjatë takimit iu premtojë angazhim maksimal që të eliminohen barrierat për biznesin prodhues vendor. Po ashtu, Oda vizitoi edhe anëtarin e saj, kompaninë Sprint me pronar Sami Sopa, një prodhues fantastik i veshjeve sportive për meshkuj dhe femra, i certifikuar me standarde evropiane dhe cilësi shumë të lartë. “Ky biznes ka mundësi dhe kapacitet që të prodhojë edhe më shumë dhe është i interesuar që të depërtojë edhe në tregjet ndërkombëtare, mirëpo në mungesë të përkrahjes për zgjerim të tregut, kapacitetet e tij mbesin të pa shfrytëzuara. ODA do të jetë zë i fuqishëm i biznesit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e OAK-ut.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …