Një delegacion i Odës së Afarizmit të Kosovës vizitoi disa kompani me qëllim të marrjes së informacioneve mbi barrierat që po i shkaktohen biznesit vendor. Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga OAK, gjatë vizitës së kompanisë Bibita Group, Labinot Gruda, pronar i kësaj kompanie, përmendi barrierat e shumta që po ka biznesi i tij, që nga mungesa e energjisë elektrike, akcizën që po i shkatërron prodhuesit e pijeve jo alkoolike, mungesa e vizionit të shtetit në miratimin e politikave fiskale. Një problem tjetër me rëndësi që u theksua sipas OAK ishte se: “mos rregullimi i duhur i ekzekutimit të faturave, si nga shitësi po ashtu edhe nga blerësi, duke e pasur një zgjedhje ende pa shkuar në gjykatë. “Ndërsa Magjun Nikqi nga kompania Hartina SH.P.K. tregoi për barrierat që po i krijohen gjatë eksportit në Shqipëri, duke u detyruar që të pajiset me dy certifikata “fitosanitare”, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.”, theksohet në komunikatë. Gjithashtu OAK thekson se barrierë për eksport ka edhe kompania Trofta nga Istogu, të cilës i është pa mundësuar eksporti në Serbi i rasadit të peshkut, sepse organet në Serbi nuk njohin dokumentacionin zyrtar të Kosovës. Ndërsa kompania Sinalco, si të gjithë prodhuesit vendor të pijeve jo alkoolike i janë ankuar përfaqësuesve të OAK, për akcizën që u ka vënë shteti, 4.5 cent për litër, akcizë kjo e cila po i shkatërron biznesin. “Edhe pse jemi pjesë e CEFTA-s, produktet vendore po hasin në shumë barriera eksport, çka do të duhej të ishte preokupim ditor i Institucioneve tona”, thotë OAK në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …