leoni

OAK delegon sfidat e bizneseve te kryetari, Ardian Gjini

OAK delegon sfidat e bizneseve te kryetari, Ardian Gjini

Sfidat të cilat po hasin bizneset anëtare në Komunën e Gjakovës dhe krijimi i linjave të komunikimit ishin arsyet kryesore të takimit të realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Kryetarit të Komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi prezentoi disa nga çështjet që oda është duke trajtuar, e ku theks të veçantë i kushtoi rëndësisë së Ligjit për Tregti të Brendshme, i cili do t’i mundësonte komunave të kenë kontrollë për llojin e biznesit që hapet në komunë, gjë e cila do të mbronte bizneset aktuale dhe do të ndihmonte në orientimin e investimeve.

Ndërsa përfaqësuesi nga “Scan Color – JYSK” SH.P.K., Edon Fishekqiu theksoi që JYSK është për të respektuar festat zyrtare, mirëpo kërkoi që për disa nga ato siç është 2 janari dhe 9 maji – dita e evropës të ju mundësohet të punojnë, kjo pasiqë po shkakton humbje të mëdha për Jysk – dega në Gjakovë.

Tutje, Fishekqiu veçoi disa nga problemet që kohëve të fundit janë duke i hasur me Inspektoratin e Tregut të Gjakovës, e të cilat Jysk i ka të caktuara me franchize dhe nuk mund t’i ndryshojnë.

Koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës Qendresa Ibrahimi veçoi problemin e një nga bizneset anëtare sipas së cilit Komuna e Gjakovës është e vetmja që kërkon dokumentin e vlerësimit të riskut për vendosje të panelave solare, gjë e cila bënë që të ngritet çmimi i një sistemi solar dhe e vë në pozitë të pabarabartë me konkurrentët e tjerë.

Kryetari Gjini falënderoi OAK-në për takimin dhe shtoi që Komuna e Gjakovës është e interesuar që të ftoj sa më shumë biznese dhe t’i përkrah ato. Lidhur me çështjen e festave zyrtare ai tha që duhet të respektohen komunitetet, dhe kjo është arsyeja pse Komuna e Gjakovës ka këtë rregullore, pasiqë edhe besimet fetare janë të shumta, mirëpo me kërkesa të biznesit dhe duke respektuar kriteret e parapara, bizneseve mund të ju lejohet puna edhe gjatë këtyre ditëve.

Problemet me Inspektoratin e Tregut dhe kërkesa për dokumentin e vlerësimit të riskut, Gjini theksoi që do t’i trajtoj në afat sa më të shkurtë kohorë, dhe ndër të tjera u fokusua tek zhvillimi që Komuna e Gjakovës ka arritur që nga koha e qeverisjes së tij.

Në fund të këtij takimi, palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në çdo çështje e cila shpie në rezultate më të mira për bizneset.

Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, anëtari i bordit Diamant Elshani, koordinatorja Qendresa Ibrahimi, zyrtaret Mirjeta Shala dhe Rreze Cana, përfaqësuesit e biznesit “Scan Color – Jysk” SH.P.K. Edon Fishekqiu, Arbër Paçarizi dhe Selim Murtezi, dhe nga “HIB Petrol” Astrit Topalli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …