OAK dhe Ministri, Blerim Kuçi diskutojnë mundësit për përkrahje të bizneseve

OAK dhe Ministri, Blerim Kuçi diskutojnë mundësit për përkrahje të bizneseve

Pako e rimëkëmbjes, mungesa e ligjeve të harmonizuara me njëra – tjetrën dhe jo funksionale, taksat e dyfishta dhe ligji për Investime Strategjike ishin disa nga temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e OAK-së dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi dhe këshilltarët Muhamet Spahiu dhe Ramadan Gashi.

Anëtari i bordit, Hamdi Malushaj theksoi që momentalisht kemi mungesë të harmonizimit të ligjeve, e cila po mundëson që interpretimi i tyre të bëhet në përshtatshmëri me kërkesat e Institucioneve.

Ai shtoi që OAK ka kërkuar nga Qeveria të rritet Fondi për Garanci Kreditore, pasi që kjo është kërkesë e bizneseve ashtu që të lehtësohet përkrahja e tyre në tejkalim të pandemisë. Anëtari i bordit Lulzim Begaj u fokusua tek Ligji për Investime Strategjike dhe vonesat që po u bëhen trajtimit të aplikimeve. Ministri Kuçi shtoi që sheh mundësi për bashkëpunim, duke veçuar krijimin e arkes patriot për prodhimet vendore, subvencionimin e eksportit dhe ndryshimin e udhëzimeve administrative që janë në kompetencë të Ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …