OAK dhe SPSPK vlerësojnë se nëse Qeveria nuk i përkrah bizneset rreth 100 mijë punëtorë rrezikohet të mbesin të pa punë

OAK dhe SPSPK: Nëse Qeveria nuk i përkrah bizneset rreth 100 mijë punëtorë rrezikohet të mbesin të pa punë

Mospërkrahja e mjaftueshme e Qeverisë është duke sjell në kollaps biznesin i cili edhe përkundër vullnetit që t’i mbajë në punë punëtorët qe shumë vite, detyrohet të i largojë puna. Për këtë arsye është shumë e nevojshme që Qeveria dhe Kuvendi të ndryshojnë qasjen ndaj biznesit me ndryshimin e ligjeve dhe rritjen e përkrahjes ndaj bizneseve, u tha gjatë takimit që OAK pati me Sindikatën e Pavarur të Sektorit të Punëtorëve Privat. Në këtë takim është bërë thirrje publike për të marrë përkrahje nga Qeveria e Kosovës, përkrahje kjo për të cilën me të vërtetë sektori privat ka shumë nevojë. Në të kundërtën, shumë biznese do të shkojnë drejt falimentimit dhe mijëra qytetarë do të mbesin pa vende pune. Nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë, pa ndonjë progres në ditët në vazhdim, rreth 100 mijë punëtorë rrezikohet të mbesin të pa punë. Për këtë kërkohët subvencione nga ana e shtetit. Në të kundërtën do të rrezikohet mirëqenia e qytetarëve tanë dhe të hyrat e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …