Oda e Afarizmit të Kosovës fton në takimin e përbashkët të organizuar sektorin e medias lidhur me gjobat komunale

OAK e përshëndet vendimin për liberalizim të tregut të punës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Oda e Afarizmit të Kosovës e përshëndet vendimin e marrë në mbledhjen e dy Qeverive për liberalizim të tregut të punës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilën OAK më parë i është drejtuar me shkresë kryeministrave Hoti e Rama si dhe institucioneve tjera përkatëse. Lidhur me këtë barrierë të të bërit biznes, përfaqësues të OAK – së kanë realizuar edhe një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ku ngritën rëndësinë e liberalizimit të tregut ndërmjet dy shteteve pasi që bizneset janë duke hasur disa sfida në këtë aspekt. Në letrën e OAK-ut kërkohet që të ndërmerren masat e nevojshme për lehtësimin e këtyre procedurave që qytetarët e shtetit shqiptar të regjistrohen në sistemin tatimor të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …