Oda e Afarizmit të Kosovës e përshëndet vendimin e marrë në mbledhjen e dy Qeverive për liberalizim të tregut të punës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilën OAK më parë i është drejtuar me shkresë kryeministrave Hoti e Rama si dhe institucioneve tjera përkatëse. Lidhur me këtë barrierë të të bërit biznes, përfaqësues të OAK – së kanë realizuar edhe një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ku ngritën rëndësinë e liberalizimit të tregut ndërmjet dy shteteve pasi që bizneset janë duke hasur disa sfida në këtë aspekt. Në letrën e OAK-ut kërkohet që të ndërmerren masat e nevojshme për lehtësimin e këtyre procedurave që qytetarët e shtetit shqiptar të regjistrohen në sistemin tatimor të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …