leoni

OAK: Fuqizimi i femrës faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

OAK: Fuqizimi i femrës faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

Sot në zyrat e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit në takim deputetja, Donika Kadaj Bujupi. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja reciproke e të dyja palëve si dhe diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit. Gjithashtu, OAK ka përshëndetur iniciativën e deputetes Kadaj Bujupi për projektrezolutën për shtesat e fëmijëve, meqërast e ftoi për të diskutuar më hollësisht për këtë çështje dhe pushimin e lehonisë, që konsiderohet si çështje me interes për mbarë shoqërinë. Anëtari i bordit, Hysni Zogaj theksoi që përveç faktit se projektrezoluta për shetsat e fëmijëve është një iniciativë shumë e mirë dhe e nevojshme për të stimuluar fëmijët e moshave 0-16 vjeç, OAK ka punuar shumë edhe në ndryshimin e ligjit të punës, përkatësisht nenin 49 që rregullon pushimin e lehonisë. Koordinatorja e OAK-së Donika Gashi theksoi se bizneset kanë shumë ankesa në ligjin aktual, për vet faktin se dispozitat e tij e bëjnë që femrat të jenë të diskriminuara në punësim, duke u detyruar që bizneset private të fillojnë të jenë më selektive gjatë procesit të rekrutimit, pasiqë kjo po mbetet barrë e rëndë për bizneset. Madje fuqizimi i gruas shihet edhe si faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …