Partitë politike që përfaqësohen në Parlament të unifikohen në shqyrtimin e kërkesave urgjente drejtuar Qeverisë dhe deputeteve në mënyrë që bizneset sado pak të arrinë të mbajnë punëtoret në vendet e tyre të punës , u tha sot në takimin e mbajtur të OAK-së me bizneset. Temë kryesore përgjatë gjithë takimit ishte mos kalimi i Pakos së Rimëkëmbjes dhe mosshqyrtimi i kërkesave të bizneseve drejtuar Qeverisë dhe deputetëve, si dhe vështirësitë të cilat janë krijuar për sektorin privat si pasojë e pandemisë dhe reagimet tona karshi situatës aktuale. Bizneset kërkojnë që të merren parasysh kërkesat e tyre dhe partitë politike të unifikohen me qëllim që sa më parë të kalohet pakoja për rimëkëmbje ekonomike, e modifikuar me kërkesat e bizneseve dhe grupeve parlamentare. Mos-marrja parasysh e kërkesave të bizneseve dhe punëtoreve, duke i mbylluar ato dhe mospërkrahur, injorimi i vazhdueshem i kërkesave nga ana e deputeteve të Parlametit që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që vendet e rajonit kanë ndryshuar me dhjetra ligje dhe kanë kaluar disa pako, i ka indinjuar në masë të madhe bizneset të cilat kërkojnë që në mënyrë urgjente, deputetet t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre.
Bizneset kërkuan takim urgjent me shefat e grupeve parlamentare, në mënyrë që edhe njëherë të i’u sqarohen kërkesat e bizneseve dhe të kaloj pakoja në Parlament.Rikujtojmë se këto kërkesa OAK, i ka adresuar tash e disa herë si në Qeveri, ashtu edhe në institucionet e tjera përkatëse, perfshirë Parlamentin, mirëpo që të njëjtat nuk janë marrë parasysh. Në rast se nuk do të merren parasysh këto kërkesa, bizneset bëjnë të ditur se nuk do të rrinë duarkryq dhe do të reagojnë me të gjitha kapacitet e tyre.
Përmes kësaj komunikate, bizneset njoftojnë se nese nuk merren parasysh kërkesat e tyre, përgjegjesia do të bie mbi deputetet dhe çdo minutë i kaluar nënkupton largim të punëtoreve nga puna dhe rënie drastike e të hyrave të bizneseve dhe taksave. Pas këtij takimi, OAK ka ftuar shefat e grupeve parlamentare në takim urgjent, nesër në orën 09:00, në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës.