leoni

OAK ka reaguar ndaj bastisjeve të fundit në zyret e Avokatëve të bëra nga ana e EULEX-it

OAK ka reaguar ndaj bastisjeve të fundit në zyret e Avokatëve të bëra nga ana e EULEX-it

Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar nda bastisjeve të fundit në zyret e Avokatëve të bëra nga ana e EULEX-it. Në reagim thuhet se Oda e Avokatëve të Kosovës ia bën me dije Misionit të EULEX-it në Kosovë dhe Policisë së Kosovës se veprimet e tyre janë me kundërshtim me Ligjin për Avokatinë, konkretisht konform nenit 33 të Ligjit për Avokatinë Nr.04/L-193, GZ-nr: 20/31 maj 2013 lidhur me bastisjen e zyrës së tyre ku thuhet se: “Avokati nuk mund të privohet nga liria për vepra penale lidhur me ushtrimin e shërbimet e tij në cilësinë e avokatit pa vendimin e gjykatës kompetente. Për privimin e avokatit nga liria njoftohet Oda. Zyra e avokatit mund të bastiset vetëm në bazë të vendimit të gjykatës kompetente edhe atë, lidhur me shkresa, dokumente apo lëndë të përcaktuara shprehimisht.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …