OAK

OAK kërkon krijimin e lehtësirave tregtare për lëvizje të biznesëve në këtë kohë krize në mes Kosovës e Shqipërisë

Kërkesë e Odës së Afarizmit të Kosovës është krijimi i lehtësirave tregtare për lëvizje të biznesmenëve në këtë kohë krize, që është më se e domosdoshme në mënyrë që qytetarët të furnizohen sa më mirë me të gjitha produktet e nevojshme, e sidomos tani kur është periudha e produkteve sezonale bujqësore, ku në Shqipëri ka tepricë të këtyre produkteve ndërsa në Kosovë ka kërkesë për këto produkte dhe anasjelltas, Kështu thuhet në letrën që OAK ju ka dërguar kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurti si dhe ministrave përkatës të Shqipërisë dhe Kosovës. Në fund, kjo odë kërkon që të ndërmerren masat e nevojshme dhe bizneseve tregtare të iu krijohen lehtësira për qarkullim në mënyrë që të bëjnë furnizimin e duhur me produktet e nevojshme nga njëri vend në tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …