Gjendja e krijuar në vend si pasojë e pandemisë Covid 19, ka rënduar shumë sektorin privat të vendit. Kësisoj, shumë biznese po detyrohen të reduktojnë numrin e punëtorëve brenda kompanive. Punëtorë, këta në të cilët punëdhënësi ka investuar në trajnimin e tyre për t’i aftësuar, specifikisht, për atë vend pune. Ndërsa, nga ana tjetër punëdhënësit nuk mund t’i mbajnë ata punëtorë në kompani më gjatë, për shkak se nuk janë në gjendje të paguajnë për shërbimet e tyre. Për t’u treguar tolerant dhe për t’i ndihmuar sado pak këto biznese për kalimin e kësaj gjendje të vështirë me të cilën po ballafaqohemi, gjatë ditës së sotme u diskutua në tryezën e Administratën Tatimore të Kosovës me Odën e Afarizmit të Kosovës. OAK kërkon nga ATK mirëkuptim për bizneset e rregullta të cilat janë duke u ballafaquar me vështirësi të shumta financiare.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …