Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Kryeministri Haradinaj që të lirojë lëndën e parë për prodhuesit vendor ashtu siç është e paraparë me Ligj. Arsyeja e kërkesës është ankesa e prodhuesve lidhur me lirimin nga TVSH-ja e lëndës së parë. Çdo fillim të vitit, prodhuesit vendor obligohen të aplikojnë në ATK për lirim nga TVSH-ja për lëndën e parë të importuar, ndërsa pas aprovimit të saj fillon edhe zbatimi në Dogana. Vitet paraprake shqyrtimi i kërkesave është bërë për një periudhë më të shkurtë kohore, gjë që nuk i ka penguar bizneset në vazhdim të prodhimit. Këtë vit bizneset po përballen me probleme pasiqë për shkak të mos shqyrtimit të këtyre kërkesave lënda e parë ka mbetur pa kaluar në Doganë dhe si pasojë bizneset po detyrohen të paguajnë për qëndrimin e kamionëve dhe frigoriferëve në terminale dhe po krijonë edhe pengesa në prodhim. Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të merren masat e nevojshme për këtë problem. Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të përkrahen prodhuesit vendor, duke ju lejuar që të bëjnë futjen e lëndës së parë në Doganë derisa të shqyrtohen aplikacionet nga ATK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …