Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që ta rishikoj fondin për rimëkëpmbjen ekonomike të Kosovës në mënyrë që të ndryshohet mënyra e destinimit të mjeteve. Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, ka deklaruar se qeveria e re, me urgjencë duhet që të rishikoj këtë fond, pasi vlera më e madhe e mjeteve është paraparë për sektorin publik dhe jo për sektorin privat, sektor ky që ka pësuar nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi. “Shpërndarja e planifikuar e fondit është jo adekuate, një vlerë e vogël e mjeteve është dedikuar për biznese, kurse pjesa tjetër do të shkoj për institucione shtetërore. Kështu që kërkojmë rishikimin e programit, të rishikohet përkrahja më e madhe e prodhimit vendor, stimulimi i eksportit, përkrahja për punësim dhe krijimi i një oferte që të ndahet një buxhet për kompanitë të cilat arrijnë të punësojnë deri në pesë persona. Pra, të ndihmohen bizneset që janë afektuar nga vendimit e qeverisë, siç kanë qenë masat kufizuese të lëvizjes dhe ndërprerja e aktiviteteve ekonomike” ka deklaruar Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …