Problemet me eksportimin e produkteve për në Shqipëri, testimi i të gjitha mostrave të produkteve, certifikata e kualitetit, domosdoshmëria e analizave për eksportim ishin disa nga temat kryesore të cilat u diskutuan në mes të OAK-së, bizneseve dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. OAK në kuadër të këtij takimi njoftoi Drejtoreshën Ilirjana Zymberaj dhe shefin e sektorit fitosanitar Ismet Fejzullahun lidhur me problemet dhe barrierat të cilat po i hasin bizneset prodhuese me testimin e të gjitha produketeve dhe eskportin e tyre. Gjatë këtij takimi të përbashkët në mes të OAK-së, bizneseve dhe AUV, përfaqësuesit e bizneseve patën mundësinë që të shpalosin detajisht problemet e tyre.
Kërkesë e përgjithshme e bizenseve ishte që mostrat e produketeve të merren nga inspektorët e AUV dhe jo të dërgohen nga bizneset. Si dhe cekën faktin se vendosja barrierave nga Shqipëria si raporti i analizave për secilin produkt po ngritë koston për eskportim të produkteve. Nga ana tjetër Drejtoresha e Përgjithshme e AUV Ilirjana Zymberaj falënderoi OAK-në për inicimin e këtij takimi të përbashkët si dhe e vlerësoj këtë takim, jashtëzakonisht dobiprurës. Përderisa drejtori i sektorit fitosanitar Ismet Fejzullahu, potencoi se janë të gatshëm për rritje te bashkëpunimit. OAK me këtë rast kërkoj nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të gjitha problemet që janë duke hasur bizneset nga AUV dhe shtetet e rajonit t’i dërgohen OAK-së që së bashku të lobojnë për zgjidhjen e tyre. Në këtë takim OAK u përfaqësua nga kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi, Mirjeta Shala-zyrtare për komunikim me bizneset, Fjolla Smaili –zyrtare për komunikim me media dhe publikun dhe bizneset anëtare në mesin e të cilave Adnan Ibrahimi nga Silca Group, Artidon Gashi nga Eli Group, Vullnet Morina nga kompania AMO dhe Qëndrim Mujaj nga Drini i Bardhë.