leoni

OAK në bashkëpunim me MF sot organizon takimin e përbashkët me bizneset, me temën “Masat e reja fiskale”

OAK në bashkëpunim me MF sot organizon takimin e përbashkët me bizneset, me temën “Masat e reja fiskale”

Oda e Afarizmit të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, sot organizon takimin e përbashkët me bizneset, me temën “Masat e reja fiskale”, ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Financave, Bedri Hamza. Në debat do të diskutohen ndryshimet e paralajmëruara në masat e reja fiskale, që pritet të hyjnë në fuqi nga janari 2018. Masat e reja fiskale  janë dizajnuar që të stimulojnë dhe rrisin konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit dhe të teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve në vend. Vendimet e Qeverisë për lirim nga tatimi i akcizës dhe tatimi doganor për të gjithë prodhuesit që importojnë vet, apo përmes kontraktuesit, janë disa nga masat të cilat do të fuqizojnë sektorin e prodhimit dhe sektorin privat në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …