Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) fton bizneset që të japin kontributin e tyre në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti, duke ndihmuar në adresën unike shtetërore në këtë link: https://e-albania.al/dhuro/, ku mund të gjeni tri format e kontributit, përfshirë ato financiare, ushqime, veshmbathje apo strehim: Dhuro online në e-albania : https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13528
Kontribuo në llogaritë bankare: https://e-albania.al/dhuro/llogarite/llogarite.html
Kontribut tjetër: https://e-albania.al/StaticPages/kontribut_tjeter/kontribut_tjeter.html
Ndërsa ndihma të tjera humanitare mund të dërgohen edhe përmes organizimit të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ku menaxhimi i këtyre ndihmave do të bëhet në qytetin e Durrësit, pranë stadiumit Niko Dovana, nga ana e Drejtorisë së Emergjencave Civile, duke ndjekur këto udhëzime:
- Hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen.
- Gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinë natyrore:
Tërmetin e ndodhur në 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/Thumanës.
Te rubrika Pritës i dhurimit për të lehtësuar procedurat doganore dhe për një koordinim sa më të shpejtë të shënohet:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSh-së
NIPT J92322004M
Apo të kontaktoni në numrin e emergjencës 00383-45618618 dhe në adresën: [email protected].