Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, shkëmbimit të të dhënave dhe dokumentacionit, planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve, tryezave të rrumbullakëta, konferencave dhe shkëmbim të përvojave në lidhje me të bërit biznes, lehtësimit në përpilimin dhe lëshimin e dokumenteve të nevojshme për bashkëpunim ekonomik në import dhe eksport të kompanive anëtare, Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit me Bashkimin e Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
Përmes kësaj marrëveshje të bashkëpunimit OAK do të shkëmbej të dhënat dhe dokumentacionin që ka në dispozicion, do të bëhet nxitja e bashkëpunimit tregtar të kompanive anëtare përmes korrespondencës dhe afrimit të kompanive në sferat e biznesit ku operojnë dhe të dy palët do të asistojnë në analizën e nevojave të tregut, duke siguruar kontakte dhe të dhëna që janë në dispozicion të palëve.
Me rastin e nënshkrimit të këtij memoradumi palët u dakorduan të zhvillojnë strategji për qasje në punë dhe bashkëpunim në të ardhmen.
Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi theksoi se ideja e kësaj marrëveshje të bashkëpunimi është që gjejë zbatim praktik, duke rritur edhe më shumë bashkëpunimin tregtar. Përderisa Kryetarja e U.C.C.I.AL-së Ines Muçostepa falënderoj OAK-në me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit, duke potencuar se kjo marrëveshje e bashkëpunimit do t’i hapë rrugë edhe më shumë bizneseve tona.