OAK organizoi Konferencë Rajonale me temë “Ndikimi Ekonomik dhe Pasojat e Krizës”

OAK organizoi Konferencë Rajonale me temë “Ndikimi Ekonomik dhe Pasojat e Krizës”

Diskutimi i të gjeturave të hulumtimit “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, ndikimi i Covid-19 në vend, mënyra e menaxhimit të pandemisë në vend e rajon si dhe ndihma e ofruar nga shtetet me anë të pakove fiskale për qytetarët dhe bizneset, ishin disa nga çështjet kryesore të cilat u diskutuan në kuadër të Konferencës Rajonale të organizuar nga Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK). Në këtë ngjarje të pranishëm ishin pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni duke përfshirë këtu Zëvendëskryeministrin-Fatmir Bytyqi, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë-Rozeta Hajdari, Ambasadoren e Finlandës në Kosovë-Pia Stjernvall, Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut-Shpresa Jusufi, Kryetarin e OEMVP-së-Nebi Hoxha, Kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Vlorës-Arben Breshani, Kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri-Ines Muçostepa, Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar-Nagip Fejzi,  Drejtori i Western Balkans Fund-Gjergj Murra, përfaqësues nga ambasadat, odat partnere, përfaqësues nga institucionet  e vendit dhe rajonit si dhe përfaqësues të bizneseve të cilët ishin pjesëmarrës në mënyrë fizike dhe atë virtuale.Në fjalën përshëndetëse Kryetari i Odës së Afarizimit të Kosovës Skënder Krasniqi, falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën duke theksuar se ky aktivitet dhe aktivitetet tjera kane qëllim kryesor rritjen e bashkëpunimit rajonal, së bashku me partnerët tanë. Përderisa Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Fatmir Bytyqi, përgjatë fjalimit të tij thekosi se viti i kaluar ishte një vit shumë i vështirë pasi u përballëm me një armik të paparashikueshëm  duke vlerësuar se dëshiron të sheh një imazh të ri të shteteve të Ballkanit për sa i përket konkurrueshmërisë rajonale.

E Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari potencoi se ky organizim është i një rëndësie të lartë që kontribuon në ndërtimin e një partneriteti të shëndosh për bashkëpunim rajonal. Ministrja Hajdari në mes të tjerash theksoi se është e rëndësishme të kemi partneritet të bazuar në bashkëpunim solid si brenda Republikës së Kosovës ashtu edhe përtej kufirit rajonal.

Në pjesën e dytë të konferencës u bë prezantimi i të gjeturave të hulumtimit për Kosovën dhe vendet e rajonit, ku për secilin vend kishim përfaqësuesit kompetent të cilët bënë prezantimin e të dhënave për shtetet përkatëse.

Në kuadër të kësaj Konference Rajonale poashtu ishin të organizuara edhe dy panele të diksutimit. Në panelin e parë diskutues u trajtua tema “Kosova dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit”. Ndërsa në panelin e dytë u diskutua rreth temës “Sfidat e odave për përkrahjen e bizneseve gjatë pademisë Covid-19”. Përgjatë kësaj konference me karakter të rritjes së bashkëpunimit rajonal,  në mes të paneleve kishte hapësira të ndara për diskutim të hapur ku përfaqësuesit e bizneseve  kishin mundsitë të parashtronin pyetjet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Myzejene Selmani: Ku po na çon kjo Qeveri me autogola politik, ekonomik dhe social?

Pas vendosjes në pikëpyetje të përjashtimit të Kosovës nga CEFTA dhe pasojave të rrezikshme për …