leoni

OAK

OAK përkrahë vendimin për kthimin e Bordit të Pavarur të Ankesave

Oda e Afarizmit të Kosovës përkrahë vendimin e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht  Ministrit të Financave, z. Bedri Hamza për të shtyrë përpara kthimin e Bordit të Pavarur të Ankesave, që të trajtoj ankesat e sektorit privat kundër Administratës Tatimore dhe Doganës.

OAK edhe më parë ka ngritur zërin për riaktivizimin e bordit të ankesave brenda ATK-së dhe Formimin e një bordi të ankesave ndaj inspektoriatit të punës.

Oda e Afarizmit të Kosovës është e gatshme që të kontribuojë me profesionalizëm në këtë drejtim duke shpresuar se në këtë bord do të ketë emërime profesionale dhe jo politike.

OAK kërkon gjithashtu nga Ministri Hamza që të jetë shumë më afër kërkesave të problemeve të mëdha të bizneseve që janë duke iu adresuar në mënyrë që të përmirësohet klima e të bërit biznes në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …