OAK

OAK përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja në kuadër të Pakos Emergjente

Sipas deklarimeve të Kryeministrit Kurti dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në një konferencë për media, do të dyfishohet vlera e asistencës sociale për familjet që përfitojnë nga kjo asistencë, pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro duke përfshirë këtu të gjithë personat që marrin pension bazik, pension kontributpagues, pension për personat me aftësi të kufizuara dhe pension të veteranit, do të mbështeten në shumë prej 100 euro rreth 300 mijë punëtorë të sektorit privat dhe rreth 80 mijë zyrtarë publikë, do të shpërndahen 40 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë implementimi i së cilës veçse ka filluar.

Po ashtu në kuadër të kësaj pako emergjente sipas Qeverisë së Republikës së Kosovës të gjithë studentët do të mbështeten në shumën prej 100 euro (rreth 80 mijë student). Kostoja totale e proklamuar për këto masa është mbi 100 milion euro.

Sipas Qeverisë, kjo pako do të aplikohet gjatë muajit Prill dhe nga e njëjta do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose praktikisht çdo familje e Republikës së Kosovës.

Oda e Afarizmit të Kosovës duke marrë parasysh masat e prezantuara, përshëndet këtë vendim, dhe propozon që vlera e prezantuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në shumë prej 100 euro për të gjitha kategoritë e lartëcekura të jepet në formën e kuponave – bonave dhe të njejtat të shfrytëzohen për blerje të produkteve vendore ne markete.

Kështu do të kontribohet në mënyrë zinxhirore duke i dhënë një përkrahje prodhuesve vendor dhe ruajtjen e rritjen e të punësuarve duke e marrë parasysh gjendjen shumë të rëndë në punësim dhe kërkesa për tu larguar nga vendi. OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të merret parasysh ky  rekomandim, në mënyrë që të tejkalohet me lehtë situata e krijuar dhe të ndihmohet ekonomia e vendit nga një kolaps potencial duke i parë cdo ditë vështirësitë që po i hasin bizneset nga situata e krijuar në botë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …