OAK

OAK po prezanton disa potenciale te Kosovës në Gjermani

Oda e Afarizmit të Kosovës është duke marrë pjesë në panairin Gjerman në Recklinghausen,  ku është duke prezantuar punën e OAK-së dhe produktet e disa kompanive të Kosovës si:

  1. Fabrika e gurit NTP “BARDHI” Kijevë
  2. Kompania “Buka prej Guri” nga Klina
  3. Elsa Group, Pejë dhe
  4. FOX Marble, Lipjan

Zv. Kryetarja e kësaj komune Marita  Bermayer vizitoi standin e OAK-së duke  i përshëndet pjesëmarrje e Odës Afariste të Kosovës dhe Firmën Mates, me të cilën OAK është duke bashkëpunuar.

Ne ketë panair po marrin pjese 4 kompani nga Kosova dhe dy nga Shqipëria . Firma Mates, gjithashtu është e angazhuar që në panairet e ardhshme te kenë mundësi pjesëmarrje edhe të shumë firmave tjera nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi..etj.

Panairi zgjatë dy ditë dhe Oda e Afarizmit të Kosovës është duke u prezantuar nga z. Hysni Zogaj, drejtor i Bordit të OAK-së dhe Megi Maass, bashkëpunëtore e OAK-së dhe pronare e kompanisë Mates e cila merret edhe me shitjen e dhe ndërtimin e produkteve të gurit, mermerit dhe granitit.

P.S. foto nga panairi: Drejtori i bordit z. Hysni Zogaj me 3 vizitorë ndërsa në foton tjetër  Zv.Kryetarja Marita  Bermayer dhe Megi Maass.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …