OAK pritet në takim nga Ministri Lluka!

OAK pritet në takim nga Ministri Lluka!

Përfaqësues të OAK-së, të kryesuar nga drejtori i Bordit z. Skënder Krasniqi, nënkryetari i Bordit z.Arsim Selmonmusaj, anëtari i bordit z.Hasan Gigollaj dhe drejtori ekzekutiv z.Ismet Mulaj, mbajtën një takim në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku u pritën nga ministri, z. Valdrin Lluka me bashkëpunëtor. Skënder Krasniqi e njoftoj ministrin Lluka për aktivitetet dhe të arriturat e OAK-së, si dhe kontributin e saj në drejtim të ndihmës dhe ofrimit të shërbimeve për bizneset. Gjithashtu si çështje në këtë takim u ngritën problemet me të cilat po ballafaqohet biznesi vendor, siç janë mungesa e investimeve private në sektorin e reciklimit, probleme me energji elektrike, çmimet e larta të energjisë, mungesa e zonave industriale, licencat, çështja e mbrojtjes së produkteve vendore, si dhe konkurenca jo lojale.

Ministri Lluka e vlerësoj punën që OAK është duke e bërë në të mirë të biznesit dhe kontributin që po e jep në këtë drejtim duke theksuar se vendi ka nevojë për  Oda të tilla, që jep kontribut në krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërë biznes në Kosovë. Gjithashtu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të afërt me OAK, ku në këtë mënyrë do të jetë më afër bizneseve dhe problemeve të tyre. Po ashtu z. Lluka premtoj që do të inicoj projekte përkatëse në drejtim të përmirësimit të problemeve që bizneset vendore kanë. Në këtë takim të dyja palët u pajtuan për bashkëpunim të afërt dhe që do të japin kontribut maksimal në mënyrë që të përkrahen interesat e biznesit, si faktori kryesor i zhvillimit të ekonomisë së vendit!

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …